Sport
Një orë deri në ndeshjen: Manchester City – Dortmund, formacionet zyrtare
Demokracia
19:56 | 06 Prill 2021

Share:

Manchester City – Borussia Dortmund është ndeshja tjetër çerekfinale që zhvillohet sonte në Ligën e Kampionëve.

“Qytetarët” janë favorit përballë gjermanëve të paktën në letër për të siguruar një vend në gjysmëfinale.

City tash e një kohë e kërkon trofeun e Ligës së Kampionëve dhe për një gjë të tillë nuk kanë kursyer asgjë duke e përforcuar skuadrën.

“Milionerët” udhëtojnë në “Etihad” për rezultat pozitiv që ta kenë më të lehtë befasinë në përballjen e dytë në “Signal Iduna Park”.

Ballafaqimi ndërmjet Manchester Cityt dhe Dortmundit fillon nga ora 21:00.

FORMACIONET ZYRTARE:

Manchester City: Ederson; Walker, Dias, Stones, Cancelo; Rodri, Gundogan, Silva; Mahrez, Foden, De Bruyne

Dortmund: Hitz; Guerreiro, Hummels, Akanji, Morey, Can, Dahoud; Bellingham, Knauff, Reus, Haaland. /Demokracia.com

Të ngjashme