Lajme
“L**** ti s’je për Kuvend” – Ganimete Musliu publikon mesazhin e një qytetari që thotë se i erdhi pas replikave me ministrat e Qeverisë
Demokracia
13:01 | 27 Tetor 2022

Share:

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka marrë një mesazh ofendues në rrjetin social Facebook.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, pas debateve dhe replikave që ka pasur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka marrë një mesazh tejet ofendues në rrjetin social Facebook.

Musliu ka publikuar fotografinë dhe mesazhin e personit, bëhet fjalë për Jaha Podvorica.

Musliu ka kërkuar nga të afërmet e këtij personi që të distancohen nga ai, pasi siç ka thënë Musliu, nuk është shqetësim për të gjuha që ka përdorur Jaha Podvorica, por është shqetësuese jetesa e familjareve të tij në një ambient të njëjtë me të.

Reagimi i plotë i Musliut, pa ndërhyrje:

Pas parashtrimit te pyetjeve parlamentare ne

Kuvend  ku pata replika me dy Ministra,   në mesazhe private ne Facebook mu versul një monster.

Ftoj Bashkeshorten(nese e ka) Vajzat, rejat e ti dhe mbesat e ti qe të distancohen nga kjo monster Sepse për mua nuk është shqetesim kur një i tille shkruan në adresen time, unë shqetesohem për ato gra e vajza qe jetojne me te  dhe paramendoni si i trajton një i tillë ato???

Të ngjashme