Lajme
Kurti, ministrat e tij dhe LVV-ja tentuan t’i mashtrojnë qytetarët për një raport që Kosovën e rendit më keq se dy vite më parë
Demokracia
12:37 | 27 Tetor 2022

Share:

Lëvizja Vetëvendosje, dje u mburr me raportin e Indeksit Botëror të Drejtësisë, duke thënë se ‘Kosova është e dyta në botë’ sivjet, sa i përket përmirësimit në fushën e sundimit të ligjit. Bashkë me të, mburrje tregoi edhe ministrja e drejtësisë tonë, Albulena Haxhiu. Por, ky interpretim kështu, po demolohet me shpejtësinë e vajit n’tepsi, një ditë pasi partia në pushtet, publikoi pjesën që faktet tregojnë se nuk është ashtu.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se me raportin e World Justice Project, Vetëvendosja po bën propagandë. Sipas saj, partia në pushtet, ka i ka kaluar fiks 39 faqe të raportit për të shkuar në të 40-tën dhe për ta nxjerr një pjesë për lavde ndaj Qeverisë.

Ajo thotë se në fakt, WJP, e renditë Kosovën në pozitën e 57-të, e jo në të tretën siç thotë partia në pushtet.

Bajrami shkruan:

Kërkohet punë e jo propagandë e të pavërteta

Aftësia e qeveritarëve për të lexuar raporte është e paparë. Injorojnë krejt raportin, kalojnë 39 faqe dhe shkojnë te faqja 40, gjejnë diçka për t’u lavdëruar por realiteti është ndryshe.

World Justice Project e renditë Kosovën në pozitën e 57-të në këtë vit. Ende larg  nga viti 2020 ku Kosova renditej e 54-ta, derisa vitin e kaluar kishte pësuar regres dhe renditej e 60-ta.

REALITETI i WJP:

– në vitin 2020, Kosova e 54-ta

– vitin 2021, Kosova e 60-ta

– në vitin 2022, Kosova e 57-ta

Shihni fotot, shihni linkun dhe renditjet!

Ehat Miftaraj, një nga njohësit më të mirë të ligjeve në Kosovë dhe ç’është më e rëndësishmja në këtë temë, edhe një nga kontribuuesit e këtij raporti, po ashtu thotë se realiteti është se Kosova është në vendin e 57 në këtë raport.

LEXO EDHE: 

Gruda: Me qeverinë e LVV-së Kosova ka pësuar rëni nga vendi i 54 në vendin e 57 në renditjen e WPJ-së

Mburrja e VV-së

Ashtu si partia ku përket, ministrja e Drejtësisë, znj.Albulena Haxhiu, publikoi dje një pjesë të raportit, duke thënë se jemi shteti i dytë në botë që kemi shënuar përmirësim në fushën e sundimit të ligjit.

“Në Indeksin vjetor për Sundim të Ligjit nga “World Justice Project”, si Republikë e Kosovës radhitemi e dyta në botë si shteti që kemi shënuar përmirësim në këtë fushë.

Ky është një hap i jashtëzakonshëm që i njeh përpjekjet tona për realizimin e reformës në drejtësi. Natyrisht që njoftime të tilla na konfirmojnë se synimi është i drejtë dhe jemi në rrugën e duhur në këtë drejtim. Këto sinjale që po e njohin progresin tonë në fushën e drejtësisë janë edhe thirrje për vetë bartësit e sistemit, që sa më parë dhe pa asnjë kusht të bashkëngjiten në këtë proces, në mënyrë që të bëhemi shembull për ligjshmëri, transparencë, efikasitet dhe kredibilitet për qytetarët tanë e gjithashtu në sprektrin ndërkombëtar”, tha dje ministrja në llogarinë e saj, në Facebook.

Ndërkaq Vetëvendosje, po ashtu publikoi këtë pjesë të raportit me këtë mbishkrim:

“Në raportin e këtij viti të World Justice Project Republika e Kosovës radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket përmirësimit në fushën e sundimit të ligjit.

Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në avansimin edhe më të madh të reformave të thella në drejtim të luftës së krimit dhe korrupsionit dhe shndërrimit të Republikës së Kosovës në vend shembull të sundimit të ligjit”.

Por, referuar vetëm interpretimeve të lartëshënuara të deputetes Bajrami por edhe të zotit Miftaraj (kontributdhënës në përpilimin e raportit), e vërteta doli ndryshe, pra se Kosova është në vendin e 57-të, e jo të dytin në këtë kontekst. /Periskopi

Të ngjashme