Sport
Ballkani është gati për Slavian, kryen seancën e fundit stërvitore një ditë para sfidës
Demokracia
18:34 | 26 Tetor 2022

Share:

Ballkani ka kryer seancën e fundit stërvitore një ditë para ballafaqimit me Slavia Prahën në Ligën e Konferencës.

Ballkani dhe Slavia Praha do të sfidohen të enjten mbrëma me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të rrethit të pestë të Grupit G, shkruan Demokracia.com.

Nën drejtimin e kryetrajnerit Ilir Daja, futbollistët “portokallezi” kanë stërvitur për herë të fundit para sfidës në fushënn e Kampit Nacional në Hajvali.

Faqja zyrtare e suharekasve ka shpërndarë pamjet gjatë stërvitjes, e ku atmosfera duket të jetë e mirë te kampionët.

Ballkani ka katër pikë në pozitën e fundit në grup, po aq sa Slavia Praha një vend më lart në tabelë.

Sivasspori është lider me shtatë pikë. Shtatë ka edhe Cluj por me goldallim më të dobët./Demokracia.com/

Të ngjashme