Lajme
Policia jep detaje për djegien e barakave në oborrin e QKUK-së
Demokracia
16:18 | 26 Tetor 2022

Share:

Një barakë është djegur në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Demokracia.com se zjarri tashmë është lokalizuar, përderisa ende nuk dihet se si ka ardhur deri te zjarri.

“Rreth orës 15:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit”, ka treguar për Demokracia.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se deri më tani nuk ka të lënduar.

“Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, ka deklaruar Borovci. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

VIDEO| Zjarr i madh në oborrin e QKUK-së, digjet një barakë

Të ngjashme