Sport
Sokoli analizon dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës: Në kryeqytet nuk ka favorit
Demokracia
18:27 | 06 Prill 2021

Share:

Këtë mesjavë, saktësisht të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesor padyshim do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, pasi përballen Prishtina dhe Llapit.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka potencuar se në këtë përballje nuk ka favorit dhe se sipas tij në këto përballje fiton ekipi që përgatitet më mirë taktikisht.

“Në ndeshje për Kupë zakonisht nuk ka favorit. Do të fiton skuadra që është më e përqendruar, më e motivuar dhe ekipa që do të përgatitet më mirë taktikisht. Edhe Prishtina edhe Llapi kanë shumë cilësi dhe pres që të jetë një lojë e mirë, por favorit në këtë ndeshje nuk ka”, deklaroi Sokoli për Demokracia.com.

Takimi tjetër gjysmëfinal do të zhvillohet edhe ndërmjet dy skuadrave që bëjnë gara në Ligën e Parë, Istogut dhe Dukagjinit.

Ish-trajneri i Gjilanit ka komentuar me pak fjalë edhe këtë duel, teksa ka shtuar se ekipi nga Klina ka përvojë më shumë.

“Ekip ma me përvojë është Dukagjini, mirëpo mendoj se cilësi ka edhe skuadra e Istogut. Rëndësi ka që një ekip nga Liga e Parë do të jetë në finale të Kupës”, shtoi Sokoli.

Dy ballafaqimet në fjalë do të luhen me fillim nga ora 15:00.

Kujtojmë se Prishtina është fituese e fundit e Kupës së Kosovës, pasi mposhti në finale Ballkanin 1:0 në edicionin e kaluar. /Demokracia.com

Të ngjashme