Sport
Aston Villa-Newcastle, ndeshja e vetme për sot në Premier Ligë
Demokracia
10:56 | 23 Janar 2021

Share:

Rikthehet Premier Liga angleze, ku Aston Villa do të pres skuadrën e Newcastel.

Kjo përballje mes këtyre dy ekipeve i takon xhiros së 11, e cila nuk u zhvillua për arsye të rasteve me Covid-19 që ka regjistruar Newcastle, përcjell KosovaPress.

Pas 16 xhirosh, Aston Villa gjendet në pozitën e 11 në tabelë, me tetë fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje, duke arkëtuar 26 pikë.

Në anën tjetër, Newcastle do të shikojë të ndalojë serinë pa fitore, ku në pesë ndeshjet e fundit ka katër humbje dhe një barazim, dhe pozicionohet në vendin e 15 me gjithsej 19 pikë.

21:00 Aston Villa (11) – Neëcastle (15) (Stadiumi Villa Park)./Demokracia.com

Të ngjashme