Data 6 prill është shënuar si dita ndërkombëtare e makaronave Carbonara, që është një recetë tradicionale e gatimeve italiane.
Edhepse me origjinë italiane, këto pasta përvetësuar nga kuzhina nga e mbarë bota, transmeton Demokracia.com
Po sjellim për ju një recetë jashtëzakonisht të shijshme të makaronave Carbonara.
Përbërësit:
350gr makarona
4 të verdha veze
150gr proshutë te tymosur
2 lugë vaj ulliri
djathë
kripë
piper
Përgatitja;
Ziejmë makaronat spageti në një tenxhere me ujë të kripur
Ndërkohe në një tigan skuqim pançetën e prerë në kubik me 2 lugë vaj ulliri derisa të bëhet paksa krokante (rreth 4 minuta). E heqim nga zjarri dhe e lëm të ftohet.
Në një enë qelqi rrahim të verdhat e vezëve me djathin e deles, shtojmë piper sipas deshirës dhe në momentin e fundit (përpara se t’i bashkojmë me makaronat) shtojmë pançetën e skuqur.
Kullojmë makaronat dhe i hedhim në enën e qelqit duke i përzjere mirë me salcën e përgatitur më sipër. I servirim të ngrohta duke i spërkatur sipër me pak piper te zi (sipas deshires) dhe djath dele te grirë./Demokracia.com/