Sport
Talenti kosovar arrin marrëveshje me skuadrën e Premierligës
Demokracia
16:48 | 06 Prill 2021

Share:

Lojtari kosovar, Adrion Pajaziti, ka arritur marrëveshje me klubin e Premierligës, Fulhamin. Pajaziti do të luaj për grupmoshat U23 të skuadrës londineze.

18-vjeçari deri me tani ka bërë nëntë paraqitje në këtë sezon, duke shënuar 3 gola dhe 2 asistime, përcjell Demokracia.com

Drejtori i grup-moshave të Fulhamit, Huw Jennings, ka deklaruar se lojtari kosovar mund të luaj për Anglinë, Kosovën dhe Shqipërinë.

“Adrioni ka aftësi të shkëlqyera krijuese dhe po zhvillohet si një mesfushor i gjithanshëm. Prindërit e tij erdhën në Mbretërinë e Bashkuar pas luftës në Kosovë. Ai ka të drejtë të luajë për Shqipërinë, Kosovën dhe Anglinë”, ka deklaruar Jennings.

Pajaziti deri tani ka qenë pjesë e skuadrës U21 të Fulhamit. /Demokracia.com

Të ngjashme