Lajme
Pse kryediplomati maqedonas është kundër shteteve të mëdha mono-etnike?
Demokracia
22:30 | 07 Prill 2021

Share:

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në një intervistë ekskluzive për Demokracia.com është shprehur kundër krijimit të shteteve të mëdha mono-etnike.

Osmani në këtë intervistë nga Demokracia.com është pyetur edhe në lidhje me idetë për shtete të madhe mono-etnike, e që sipas tij, këto izolojnë nga zhvillimet gjeopolitike dhe e shndërrojnë rajonin në një provincë në politikën globale.

Demokracia.com: Në Ballkan janë rindezur idetë e krijimit të shteteve të mëdha mono-etnike. Cili është pozicioni i Maqedonisë së Veriut, si e shihni integrimin e shqiptarëve dhe si e shihni rajonin tonë pas një dekade?

Bujar Osmani: Idetë e krijimit të shteteve të mëdha mono-etnike nuk janë shuar asnjëherë në Ballkan. Por, sot politika moderne ka sfida tjera. Sot kryefjalë në diplomaci është dialogu politik dhe bashkëpunimi, përfshirë këtu organizatat multilaterale, iniciativat rajonale dhe sfida euro-integruese. Këto sfida kërkojnë bashkëpunim më të theksuar dhe imponojnë dialogun. E mira e përgjithshme dhe paqja është e domosdoshme dhe gjithë kjo nuk duhet të krijojë hapësirë për mendime dhe ide që shuajnë vullnetin për kooperim dhe nuk janë produktive për kultivimin e fqinjësisë së mirë. Ndërsa, kujtoj se, pa politika të mirëfillta për kultivimin e fqinjësisë së mirë, ju nuk mund të keni as rol në politikën ndërkombëtare. Idetë për shtete të mëdha mono-etnike në rajon e izolojnë këtë hapësirë nga zhvillimet gjeopolitike dhe e shndërrojnë rajonin në një provincë në politikën globale.

Më poshtë lexoni të plotë intervistën e ministrit Osmani për Demokracia.com.

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut për Demokracia.com: Shqiptarët mbi 30% të përfaqësuar në diplomaci

Të ngjashme