Sport
Ndeshje interesante në “Etihad”: Manchester City – Dortmund, formacionet e mundshme
Demokracia
16:20 | 06 Prill 2021

Share:

Një nga çiftet çerekfinale në Ligën e Kampionëve për këtë edicion do të jetë edhe Manchester City – Borussia Dortmund.

Përballja e parë ndërmjet vete do të zhvillohet në stadiumin “Etihad” në Angli me “Qytetarët” që shihen favorit.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion kundër gjermanëvve.

Ndërsa një gjë e njëjtë nuk mund të thuhet edhe për “Milionerët” që do të jenë pa Axel Witsel, Dan-Axel Zagadou, Marcel Schmelzer dhe Jadon Sancho, që janë të lënduar.

Ballafaqimi ndërmjet Cityt dhe Dortmundit fillon nga ora 21:00.

Formacionet e mundshme:

Manchester City: Ederson, Zinchenko, Dias, Stones, Cancelo, Gundogan, Rodrigo, De Bruyne, Foden, Sterling, Bernardo Silva.

Borussia Dortmund: Hitz, Guerreiro, Hummels, Akanji, Can, Delaney, Reus, Dahoud, Bellingham, Hazard, Haaland. /Demokracia.com

 

Të ngjashme