Lajme
Kurti sulmoi sistemin e drejtësisë për të, LVV-ja humb sërish betejën me NPB-në
Demokracia
13:39 | 24 Tetor 2022

Share:

Lëvizja Vetëvendosje e ka humbur në gjykatë një rast të rëndësishëm për të cilin u angazhuan prej asamblistit Egzon Azemi e deri te kryeministri Albin Kurti. 

Vetëvendosje e ka humbur betejën me Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB).

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, të cilën e posedon Paparaci, në aktvendim thuhet se është refuzuar si i pabazuar propozimi i LVV-së për caktimin e masës së sigurisë ndaj projektit të Ndërmarrjes Publike Banesore për ndërtimin e objektit afaristo-banesor në lagjen “Lakrishte”.

Sipas aktvendimit, palët kanë të drejtë ankese në afat prej shtatë ditësh.

Madje për t’u vendosur masa e sigurisë, sipas Gjykatës Themelore duhet të bëhet i besueshëm elementi i rrezikut, derisa nuk plotësohen premisat ligjore për caktimin e masës për sigurimin e kërkesë padisë.

Tutje, gjykata ka përmendur edhe arsyet e tjera të cilat quan deri në refuzimin e kërkesës së masës së sigurisë.

Lidhur me rastin, NPB-ja është ballafaquar në gjykatë edhe me padi nga Qeveria e Kosovës, por rastin e ka fituar me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Më 21 prill të këtij viti, Gjykata e Apelit ka refuzuar padinë e Qeverisë së Kosovës për caktimin e masës së sigurisë ndaj projektit të iniciuar nga NPB-ja.

Po ashtu, paraprakisht në muajin shkurt, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka rrëzuar të njëjtën padi të Qeverisë së Kosovës kundër Ndërmarrjes Publike Banesore.

Projekti për objektin afaristo-banesor në “Lakrishtë”, i cili është iniciuar nga NPB-ja dhe do të ndërtohet në partneritet publiko-privat, ishte pezulluar pas padisë së ushtruar nga Ministria e Ambientit.

Në muajin shkurt, Gjykata Themelore në Prishtinë e rrëzoi padinë e Qeverisë së Kosovës kundër Ndërmarrjes Publike Banesore.

Projekti për objektin afaristo-banesor në “Lakrishtë”, i cili është iniciuar nga NPB-ja dhe do të ndërtohet në partneritet publiko-privat, ishte pezulluar pas padisë së ushtruar nga Ministria e Ambientit.

Vendimin për pezullim e kishte nxjerrë Ministria e Ambientit në muajin tetor të vitit të kaluar, pas dyshimeve të ngritura për shkatërrim mjedisor përmes azbestit, gjatë rrënimit të objekteve që ndodheshin në pronën e NPB-së.

Asbesti është një material që gjendet në pothuajse të gjitha ndërtesat e vjetra në kryeqytet.

Kontrata, përmes Avokaturës Shtetërore, është dërguar me Kallëzim Penal në Prokurori Speciale e cila veten e ka shpallur jo kompetente dhe është iniciuar rast në Gjykatën themelore për anulimin e kontratës.

Por, kjo duket ishte çështje me interes të veçantë për Vetëvendosjen, ngase në fillim të shtatorit me këtë çështje ishte marrë personalisht edhe vetë kryeministri Albin Kurti.

Ai e kishte rishpërndarë një video nga “Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Prishtinë”, në të cilën trajtohej kjo çështje që është në duar të gjykatës.

Kurti si kryeministër atë ditë kishte bërë një ndërhyrje flagrante në drejtësi, shkruan Deemokracia.com.

Ai kishte kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që të caktonte masën e sigurisë për mbrojtjen e 17 mijë metrave katrorë në Prishtinë.

Madje, Kurti kishte hedhur akuza mbi gjykatën, duke thënë se po heshtin përballë kërkesës së asamblistëve të Vetëvendosjes, pasi që gjykata kishte vendosur vetëm për tri ditë për një ankesë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për “tarifat e energjisë elektrike”.

“Pra, 30 ditë deri tani, për shqyrtim të kërkesës për mbrojtje të pronës publike. E 3 ditë për një çështje të afektuar nga kriza globale e energjisë elektrike”, shkruante kryeministri Kurti, përcjell Demokracia.com.

Madje për këtë çështje mbi drejtësin ushtruan presion edhe deputetët e LVV-së. Nëntë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të hënën e kaluar morën pjesë në seancën  gjyqësore për rastin e kontestuar të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).

Aty ishin deputetët e LVV-së, Arjeta Fejza, Tinka Kurti, Adnan Rrustemi, Enver Haliti, Luan Aliu, Salih Zyba, Jeta Statovci, Enver Dugolli dhe Arjeta Rexhepi.

E paprecedent| Kurti ndërhyn në drejtësi, nëntë deputetë të tij shkuan në seancë për t’i bërë presion gjyqtarit

Të ngjashme