Policia e Kosovës ka njoftuar se është dorëzuar edhe personi i dytë i dyshuar për vrasjen e të miturit mbrëmjen e së hënës në Gradicë të Drenasit.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Po është dorëzuar edhe i dyshuari i dytë A. B, (mashkull) 19 vjeç, i cili ishte në kërkim për rastin e vrasjes së ndodhur mbrëmë në fshatin Gradicë të Drenasit”, tha Ahmeti.
Ahmeti më tej ka treguar se ndaj të dyshuarit në koordinim me prokurorinë po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme policore./Demokracia.com/