Lajme
FOTO | Me veturë zyrtare drejt Shqipërisë për fundjavë
Demokracia
15:15 | 23 Tetor 2022

Share:

Veturat e institucioneve të Kosovës vazhdojnë të keqpërdoren nga zyrtarët publikë gjatë fundjavave.

Demokracia.com ka siguruar një fotografi të veturës zyrtare të Qeverisë së Kosovës e parkuar në një pompë derivatesh në Mirditë të Shqipërisë.

Sipas Udhëzimit Administrativ për Regjistrimin e Automjeteve, vetura zyrtare me targat “3Z 125 – 15”, i takon Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila udhëhiqet nga Rozeta Hajdari.

Demokracia.com ka shikuar në faqen zyrtare të MINT-it dhe aty nuk ka asnjë paralajmërim për ndonjë takim zyrtar në Shqipëri. /Demokracia.com/

Të ngjashme