Lajme
Molliqaj politikani i parë në Kosovë që thotë “unë jam ateist”
Demokracia
23:32 | 22 Tetor 2022

Share:

Politikanë ateistë në Kosovë ka pasur gjithmonë, mirëpo nga frika e reagimit publik pak e kanë bërë publike pikëpamjen e tyre në raport me fenë.

Popullsia në Kosovë në masë të madhe është e regjistruar si fetare.

Por Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka thënë se është ateist.

“Ateist jam unë”, kur është pyetur në Prizma të T7 se a është besimtar.
“PSD-ja është subjekt sekularist”, ka thënë Molliqaj, duke shtuar se është pro mbajtjes së shamisë.

Ai tha se partia e tij që drejton është e majtë, duke thënë se janë edhe pro mbajtjes së shamisë – por njëkohësisht edhe për të drejtat e komunitetit LGBT. /Express

Të ngjashme