Veshja e presidentes Vjosa Osmani në ceremoninë solemne të pranimit të detyrës, simbolizon fuqi dhe ambicie.
Vjosa Osmani ka pranuar zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.
Ajo u shfaq me një fustan ngjyrë vjollcë në një ceremoni solemne në sheshin ‘Skënderbeu’, dhe detajet e fustanit, si ngjyra dhe modeli tërhoqën vëmendjen e shumë personave, shkruan Demokracia.com.
Fustani ishte një kreacion i dizenjatorit Valdrin Sahiti dhe ai për klan kosovën tregoi se çfarë fshihej prapa këtij fustani.
Dizenjatori tregoi se ngjyra vjollcë, përveç që njihet si ngjyrë mbretërore, asocon me fuqi dhe ambicie duke shtuar se pelerina mbi krahët e të parës së shtetit, jep bindjen e një heroine.
“Modeli i zgjedhur për Inaugurimin e Presidentes ka qenë zgjedhje e imja e cila transmeton në bazë ngjyrës dhe formës, mesazhe në opinion. Ngjyra vjollcë përveç që njihet si ngjyrë mbretërore asocon me fuqi dhe ambicie ndërsa sa i përket modelit dhe vendosjes së pelerinës, përveç që estetikisht e kam parë të pranueshme dhe të pëlqyeshme kam menduar që në rastin e sotëm i jep më shumë pompozitet ngjarjes dhe ilistruativisht jep bindjen e një heroine (jo vetëm heronjtë veshin pelerina) mirëpo në rastin e Vjosës, edhe mund ta quajmë”.
Kjo ngjyrë ishte zgjedhur edhe nga gratë e liderëve në Amerikë në inaugurimin e presidentit Joe Biden, e poashtu edhe Kamala Harris zgjodhi po të njejtën ngjyrë në ceremoninë e inaugurimit.
I pyetur nëse ka ndonjë ndonjë lidhshmëri mes veshjeve të grave të njohura amerikane dhe Vjosa Osmanit, Sahiti tha se kjo ngjyrë përçon mesazhe prandaj edhe përdoret.
“Sa i përket koiçidencave me ngjyra, normalisht që këto lloj ngjyra do të përdoren sepse përçojnë mesazhe siç e ceka më lart. Sa i përket ngjashmërive në modele, nuk e besoj që ka ngjashmëri në prerje dhe strukturë si siluetë po prapë nuk e besoj që diçka që s’është bërë”.
Valdrin Sahiti ishte përkujdesur për veshjen e Vjosa Osmanit edhe ditën kur ajo u zgjedh president, duke simbolizuar flamurin e Kosovës në formë artistike. /Demokracia.com/