Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi, ka komentuar shkarkimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti.
Gashi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, lë të kuptohet se ky shkarkim ishte politik, e se ndikim kishte vet kryeministri Albin Kurti.
Ndikimin e Kurtit në këtë proces, sipas Gashit, e ka diktuar profesori i cili është evidentuar si plagjiator, Bujar Dugolli.
Postimi i plotë i Gashit, pa ndërhyrje:
deri sot, sa herë e kam pa fotografinë e albin kurtit, më ka dalë kapak edhe fotografia e agim bahtirit.
prej sot, mbas shkarkimit të rektorit të up-së, kam dro që sa herë ta shoh fotografinë e albin kurtit, ka me më dalë kapak edhe fotografia e bujar dugollit.