Lajme
Gjenden 500 mijë euro në autobusin e linjës me Italinë në Portin e Durrësit
Demokracia
16:35 | 21 Tetor 2022

Share:

Një shifër prej 500 mijë eurosh është gjetur në një autobus të linjës me Italinë në Portin e Durrësit.

Pas kontrollit të imtësishëm nga policia në hyrje të portit janë gjetur paratë e padeklaruara, të fshehura në tavanin e autobusit.

Paratë e padeklaruara janë zbuluar teksa mjeti ka kaluar në skaner, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici. /Top Channel

Të ngjashme