Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se të gjithe personat që synojnë të udhëtojnë në Gjermani, duhet të kenë rezultat negative të testit Covid-19 jo më të vjetër se 48 orë.
QKMK në njoftimin për media thotë se Qeveria gjermane më 22 janar, ka shtuar 25 vende në listën e saj të vendeve me rrezik të lartë në lidhje me Covid-19 në mesin e tyre edhe Kosovën, shkruan Demokracia.com
“Vendimi do të botohet më vonë këtë pasdite dhe hyn në fuqi këtë të diel (24 janar) në orën 00.00. Të përfshira rishtazi në këtë listë janë SHBA, Sllovenia, të gjitha vendet Baltike, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe disa vende në kontinentet e tjera”, thuhet në njoftim.
Tutje në këtë njoftim thuhet se udhëtaret nga këto vende, duke përfshirë edhe Kosovës, duhet të kenë një rezultat negativ të testit, jo më të vjetër se 48 orë, ose të një testi PCR ose të disa llojeve të testeve të antigjenit, gjatë mbërritjes në Gjermani./Demokracia.com