Barcelona ka marrë një fitore me shumë vuajtje mbrëmë kur e mposhti Valladolidin me rezultat 1:0, me një gol të shënuar në minutën e 90-të nga Ousmane Dembele.
Megjithatë kjo ndeshje pati disa episode të cilët përfunduan në shënjestrën e ekspertëve të referimit, transmeton Demokracia.com.
Ish-gjyqtari spanjoll Andujar Oliver, tani analistë i referimit te “Marca” veçoi dy situata në të cilat arbitri dëmtoi keq Valladolidin dhe favorizoi Barcelonën.
Në minutën e 80-të Latre përjastoi mesfushorin e Valladoliditin, Oscar Plana, për një ndërhyrje ndaj Dembele.
“Valladolid u dëmtua rënd nga dy vendime. Ndërhyrja e Planas nuk ishte për karton të kuq. Edhe goli duhej të anulohej pasi para se Dembel të shënojë, Jordi Alban në mënyrë të palejuar i mori topin Roque Mesa duke shkaktuar “faul” por gjyqtari nuk e ndali”, ka thënë ish-arbitri Oliver.
Gjithsesi, tash Barcelona është vetëm një pikë larg vendit të parë që e mbanë Atletico Madridi ndërsa Real Madridi është i treti me tri pikë mbrapa çka nënkupton se lufta për titull sivjet do të jetë shumë e madhe në La Ligan spanjolle. /Demokracia.com