Lajme
Misetiq: Nuk ka pasur nevojë të krijohet një Gjykatë, që të gjykojë vetëm shqiptarët
Demokracia
23:19 | 20 Tetor 2022

Share:

Avokati i ekipit të mbrojtjes së Thaçit, Luka Misetiq, e ka quajtur aspak të arsyeshme krijimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Misetiq në Prime Time, ka deklaruar se sipas tij është një perceptim i qartë që nuk ka pasë nevojë të krijohet një gjykatë që të gjykojë vetëm shqiptarët, raporton Gazeta10.

“Nuk e shoh aspak të arsyeshme krijimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, të gjykohen për disa akuza që tashmë shihet se janë të kontaminuara dhe nuk qëndrojnë. Besoj se ka një perceptim të qartë që është krijuar se nuk ka pasur nevojë të krijohet një Gjykatë që të gjykojë vetëm shqiptarët. Arsyet kryesore pse nuk ka qenë e nevojshme janë se është krijuar nën ligjet e Kosovës, dhe kjo, në fakt, nuk do të mund të gjykojë asnjëherë serbët për kryerjen e krimeve në Kosovë, sepse Serbia do të mbrojë oficerët e saj, dhe Kosova nuk mund të bëjë thirrje në Interpol për të arrestuar persona që nuk janë në territor të saj. Me këtë rast, është bërë gjykatë e njëanshme sepse vetëm shqiptarët e Kosovës do të gjykohen, dhe krejt kjo krijon një përshtypje negative, një përshtypje të mungesës së barazisë dhe drejtësisë, sepse besoj se ajo çfarë ndodhi në Kosovë, gjatë viteve 1998-99, tregon qartazi se kush ka nisur luftën, kush ka shkaktuar vuajtje të tmerrshme, dhe kush po mbronte veten në atë luftë..”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme