Mëngjesin e sotëm është dorëzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë, të Drenasit.
Lajmin për Demokracia.com, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:30, është dorëzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit po ashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rast”, tha Ahmeti.
Më tej Ahmeti ka treguar se ndaj të dyshuarit kanë filluar procedurat e nevojshme policore./Demokracia.com/