Dua Lipa uron presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin.
Këngëtarja me famë botërore, me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka publikuar në Instastory një fotografi të presidentsë Kosovës , dhe i ka bashkangjitur një urim, shkruan Demokracia.com.
“Përgëzime Zonja Presidente. Sa bukur të shohësh një grua në maje”, ka shkruar Lipa.
Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës të dielën, dhe është gruaja e dytë që merr këtë post, pas Atifete Jahjagës. /Demokracia.com/