Federata Portugeze e Futbollit po heton një skandal të dyshuar seksual që përfshin futbollistet e Famalicao dhe anëtarët e stafit të trajnerëve të skuadrës.
Siç raporton gazeta portugeze Publico, sezonin e kaluar është organizuar një orgji në banesën e një prej anëtarëve të stafit të trajnerit të Famalicao.
Në festë, përveç anëtarëve të stafit stërvitor, morën pjesë edhe tetë futbolliste, zbuloi një nga lojtaret që dëshiroi të mbetej anonim.
Ajo shtoi se drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmarrë asnjë masë edhe pse u është raportuar se futbollistet janë abuzuar seksualisht.
Në shtator, Famalicao pezulloi drejtorin sportiv Samuel Costa dhe trajnerin Miguel Alfonso, të cilët dyshohen se kanë abuzuar seksualisht me futbollistet femra në klubet e tyre të mëparshme Rio Ave dhe Guimaraes.