Lajme
Krasniqi: Qeveria me ligj po do t’i mbyllë mini-marketet
Demokracia
11:48 | 20 Tetor 2022

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës se është shqetësuese që Qeveria e Kosovës po ndërhyn në çmimet e produkteve themelore si mjet për t’i ulur çmimet.

Duke folur për Projektligjin për Projektligjin për masat e përkohshme për produktet themelore, Krasniqi ka thënë se me këtë projektligj do të mbyllen mini-marketet në Kosovë.

“Qeveria qe disa muaj nuk i ka shfrytëzuar mjetet në dispozicion për ta luftuar rritjen e çmimeve. E paskeni në mend që të miratoni një ligj që do t’i mbyllë mini-marketet. Është shqetësuese që kjo Qeveri që si mjet për me i ulë çmimet i parasheh interesimet në çmime. Një prej parimeve themelore të shtetit është ekonomia e tregut që thotë se Kosova ka ekonomi të tregut me konkurrencë të lirë. Ky është bazamenti, dhe këtë ju sot po dëshironi ta rrëzoni. Nuk po kuptoj se si po mundohemi ta arsyetoni këtë projektligj. As edhe për një javë ky nuk arsyetohet. Ky ligj ka nene që jo që bien ndesh me Kushtetutën”, ka thënë Krasniqi.

“Nuk kanë paraqit asnjë evidencë që tregon se rritja e çmimeve po shkaktohet nga abuzuesit. Pikërisht kjo ministre që ka thënë se e kemi gjetur fajtorin, fajtor janë minimarketet. Këta të voglit të lagjeve. I shpalli armiq”, deklaroi Krasniqi.

Të ngjashme