Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se janë më pak se dy vjet kohë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, por një gjë të tillë nuk po e thotë i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shpeshherë po tregohet i ngutshëm me deklaratat e tij, por ato po i ndërron menjëherë pas takimeve me përfaqësuesit e vendeve mike.
Në një intervistë për DW-në, Kurti kishte thënë se Kosova i ka më pak se dy vjet kohë për ta arritur marrëveshjen me Serbinë, shkruan Demokracia.com.
“Pajtohem se nuk kemi shumë kohë dhe se ne jetojmë në kohëra jo vetëm të rrezikshme, por edhe të paparashikueshme. Prandaj, nuk jam i sigurt as që i kemi dy vjet kohë. Duhet që sa më shpejt ta bëjmë atë. Për këtë, jam gati të angazhohem kreativisht dhe konstruktivisht në këto bisedime në Bruksel kurdo që të na ftojnë”, kishte deklaruar Kurti më 15 tetor.
LEXO EDHE:
Kurti për DW: I kemi më pak se 2 vjet kohë për të arritur marrëveshje me Serbinë
Por, një gjë krejtësisht të kundërt po e thotë i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Escobar në një intervistë për Kanal 10 theksoi se marrëveshja Kosovë-Serbi është çështje javësh.
“Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh. Për një marrëveshje, për rrugën përpara. Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë. Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodhë, secili duhet të marrë përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon”, ka deklaruar Escobar.
LEXO EDHE:
Escobar: Marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë – çështje javësh
Kurti gjatë kohës sa ishte në opozitë i sulmonte ish-krerët e shtetit që i “dëgjonin” ndërkombëtarët si të korruptuar. /Demokracia.com/