Ish-futbollisti i Liverpoolit, Leighton Maxwell është dënuar me tetë vjet burg pasi u kap me sasi të mëdha droge, sipas mediave angleze, transmeton Demokracia.com.
Maxwell është një fëmijë i Liverpoolit dhe shënoi në ndeshjen e tij të parë, duke luajtur së bashku me Steven Gerrard dhe Jamie Carragher, por djaloshi me një të ardhme premtuese ka rënë aq poshtë saqë do të duhet të shkojë në burg.
Përkatësisht, policia bastisi shtëpinë e tij në Cardiff dhe gjeti më shumë se 60 kilogramë kokainë, krak dhe heroinë, si dhe 2.5 milionë paund gati për shpërndarje droge.
Në operacionin e sipërpërmendur u kapën edhe shtatë persona të tjerë dhe gjykata në Cardiff i dënoi me gjithsej 80 vite burg. Sipas njoftimeve të policisë, gjatë operacionit u sekuestruan gjithsej dy ton drogë dhe disa milionë dollarë kesh.
Ex-Liverpool Footballer, Layton Maxwell, Jailed Eight Years For Drug Trafficking
Former Liverpool footballer, Layton Maxwell, has been jailed for eight years for being a courier and allowing a drug gang use his home as a safe house for storing cocaine. pic.twitter.com/I64vkIdQ2F
— Punch Newspapers (@MobilePunch) October 18, 2022
Maxwell ishte vetëm 19 vjeç kur bëri debutimin e tij për Reds, por u largua jo shumë kohë më vonë. Më pas ai luajti për Stockport, Cardiff dhe Swansea, dhe përfundoi karrierën e tij në 2010 duke luajtur për Barry Town. Ai luajti 14 herë për kombëtaren e re të Uellsit./Demokracia.com/