Lajme
Shqyrtohet raporti tre mujor dhe kërkesa buxhetore për RTK-në
Demokracia
07:03 | 19 Tetor 2022

Share:

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje në rend ditë janë shqyrtimi i raportit financiar të Radio Televizionit të Kosovës për periudhën korrik-shtator 2022, si dhe shqyrtimi i kërkesës për ndarje buxhetore për Radio Televizionin e Kosovës për periudhën tetor-dhjetor 2022.

Po ashtu në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021, shqyrtimi i raportit Vjetor Financiar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021 dhe shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2023, në bazë të Qarkores buxhetore të Ministrisë së Financave 2023/02.

Të ngjashme