Sport
Visar Kastrati gjyqtar kryesor në dy ndeshje kualifikuese në Evropian
Demokracia
19:59 | 18 Tetor 2022

Share:

Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të tregohen të suksesshëm në garat evropiane.

Pasi muajin e kaluar ishte i deleguar në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, Gent – Shamrock Rovers, Visar Kastrati si gjyqtar kryesor dhe Edmond Zeqiri, si gjyqtar anësor, do ta ndajnë drejtësinë në turneun kualifikues për Euro 2023 për kombëtaret e grupmoshave 17-vjeç, që zhvillohet në Maltë.

Në këtë turne krahas Maltës marrin pjesë edhe Republika Çeke, Skocia dhe Irlanda e Veriut. Gjyqtari Kastrati dhe asistenti Zeiqiri do të gjykojnë ndeshjen Republika Çeke – Malta, e cila zhvillohet më 22 tetor dhe ndeshjen Malta – Iralnda Veriore, e cila zhvillohet më 25 tetor.

Në ndeshjen tjeter ndërmjet Maltës dhe Skocisë, e cila zhvillohet më 19 tetor gjyqtari Kastrati do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt, dhe Zeqiri në rolin e asistentit së bashku me dyshen e gjyqtarëve nga Greqia./Demokracia.com/

Të ngjashme