Lajme
Krasniqi takon ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, flasin për liberalizim të vizave
Demokracia
17:47 | 18 Tetor 2022

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guérot me të cilin ka diskutuar për aktualitetin politik, qëndrimet e PDK-së dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

“Bashkë biseduam edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe për mundësinë që Franca ta mbështesë një vendim pozitiv për këtë proces. Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në vendin tonë, me ambasadorin Guérot u pajtuam që të thellojmë edhe më tutje komunikimin e ndërsjellë”, tha Krasniqi.

Të ngjashme