Lajme
Kosova nuk aplikoi për anëtarësim në Interpol, Serbia e paraqet si fitore
Demokracia
17:39 | 18 Tetor 2022

Share:

Kosova nuk ka aplikuar për herë të katërt për t’u bërë pjesëë në organizatën ndërkombëtare të Interpol. Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandër Vulin tha se ishte Serbia që i pamundësoi Kosovës anëtarësimin për herë të tretë në Interpol dhe sipas tij, kjo është meritë e presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

“Rendi i ditës është miratuar, dhe shteti i rremë i Kosovës nuk ka aplikuar për anëtarësim në Interpol në seancën e këtij viti të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate policore në Nju Delhi, dua të falënderoj delegacionin serb dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme dhe Punëve të Jashtme të cilët punuan shumë gjatë gjithë vitit dhe investuan shumë që shumë vende të botës të njohin gjendjen reale të Kosovës”- tha Vulin, i cili kryeson delegacionin serb në sesionin e 90-të të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Indi.

Siç tha ai, “përkundër presioneve të shumta të fuqive të mëdha botërore për të futur shtetin e Kosovës në Interpol, politika e mençur e Aleksandër Vuçiqit fitoi edhe një herë”.

Të ngjashme