Sulmuesi dhe top-golashënuesi i Dritës në kampionat, Marko Simonovski ka folur në një konferencë për media në prag të derbit të javës së 12-të kundër Prishtinës.
Drita dhe Prishtina do të përballen të mërkurën në Gjilan me fillim nga ora 13:00 në stadiumin me bari sintetik.
Futbollisti maqedonas ka thënë se ndaj Prishtinës është e rëndësishme të fitojnë.
“Normalisht është e rëndësishme që nesër të fitojmë dhe më pastaj të shohim për ndeshjet tjera. Në tri ndeshjet e fundit nuk shënova. Shpresoj dhe besoj që ndeshjet e ardhshme të shënojë. Unë gjithmonë e jap më të mirën”, tha Simonovski në konferencë, raporton Demokracia.com.
Drita është në vendin e parë me 27 pikë. Prishtina zë pozitën e katërt me 15 pikë të grumbulluara./Demokracia.com/