Lajme
Hoxhaj në Forumin e Berlinit, takohet me ministren e jashtme gjermane
Demokracia
10:43 | 18 Tetor 2022

Share:

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me ministren e jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në Forumin për politikë të jashtme në Berlin.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj e ka falënderuar ministren për mbështetjen e madhe të Gjermanisë ndaj Kosovës.

“Takim i shkurtër në Forumin për politikë të jashtme në Berlin me ministren e jashtme gjermane Annalena Baerbock! E falënderova për mbështetjen e madhe të Gjermanisë ndaj Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme