Sport
Kosova U15 merr pjesë në turneun zhvillimor të UEFA-s në Shkup
Demokracia
13:38 | 17 Tetor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës U15 (vajzat) do të marrë pjesë në “UEFA Development Tournament” në Shkup, prej sot  deri më 22 tetor.

Ekipi i kësaj grupmoshe është krijuar së fundmi për herë të parë dhe ky do të jetë aktiviteti i parë garues, përcjell FrontOnline.

“Dardanet” e reja do t’i zhvillojnë tri ndeshje në këtë turne.

Sfidën e parë do ta kenë me Maqedoninë e Veriut, më 17 tetor, më pas do të luajnë kundër Republikës Çeke, më 19 tetor dhe në fund kundër Rumanisë, më 22 tetor.

Paraprakisht vajzat e reja të Kosovë s U15 kanë mbajtur për disa ditë seanca stërvitore./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025