Lajme
Demaku, Kastrati, Sallauka dhe Jaku vizitojnë liderët e UÇK-së në Hagë: Lufta jonë ka qenë e drejtë!
Demokracia
15:03 | 16 Tetor 2022

Share:

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku, bashkë me Avni Kastratin, Skënder Sallaukën dhe Përparim Jakun kanë vizituar liderët e UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Me këtë rast, Demaku ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe si rezultat i kësaj lufte sot Kosova është shtet.

“Bashkë me Avni Kastratin, Skënder Sallauken e Përparim Jakun ishim vizitorë të udhëheqësit e UÇK së në Hagë. Lufta jonë ka qenë e drejtë! Si rezultat i saj i kemi të gjitha të arriturat. Ne duhet të mbrojmë atë nga padrejtësia dhe gënjeshtrat. Kjo është detyrë në shërbim të vendit”, ka shkruar Demaku në “Facebook”.

Të ngjashme