Sport
Ballkani vazhdon t’ua mbyllë “derën” medieve, nuk lejon prononcime pas humbjes nga Prishtina
Demokracia
15:32 | 05 Prill 2021

Share:

Kryendeshja e xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës ndërmjet Ballkani dhe Prishtinës u ka takuar mysafirëve.

Prishtina e drejtuar nga trajneri, Zekirija Ramadani ka triumfuar në përballjen kundër Ballkanit 0:1 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ishte autogoli i mbrojtësit të krahut, Armend Thaqit që vendosi fatin e kësaj ndeshje, shkruan Demokracia.com

Klubi ka vazhduar t’ua ndalojë lojtarëve prononcimet per medie edhe pas kësaj humbje nga kryeqytetasit.

Demokracia.com ka tentuar të kontaktojë me kapitenin e kësaj skuadre, Arbër Potokun, por pas vendimit të klubit një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Kjo nuk është hera e parë që ‘portokallezinjtë’ ua ndalojnë lojtarëve të flasin për medie, pasi edhe në të kaluarën ka ndodhur e njëjta situatë.

Ballkani i trajnerit shqiptar, Bledi Shkëmbit ndeshjen e radhës do ta luajë sërish në shtëpi, kësaj radhe ndaj ekipit që tashmë është dorëzuar në objektivin për mbetje në elitë, Besës.

Kujtojmë se Ballkani është në vendin e dytë me 55 pikë, tri më pak se Drita që është lidere. /Demokracia.com

Të ngjashme