Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës në ora 15:00
Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës sot në orën 15:00.
Qeveria nuk ka bërë të ditur se cila është tema që do të diskutohet gjatë mbledhjes, mirëpo sipas disa raportimeve pritet të vendoset për masat e reja anti-Covid./Demokracia/