Sport
Sermaxhaj i pakënaqur me vendimin e Paqaradës: Të dashur futbollistë profesionistë, duroni pak
Demokracia
13:37 | 05 Prill 2021

Share:

Largimi i Leart Paqaradës nga ekipi i Kosovës në shenjë pakënaqësie me trajnerin Bernard Challandes ka ngjallur debat të madh në opinionin kosovar, shkruan Demokracia.com.

Opinionet ishin të ndryshime, kishte të atillë që e mbështesnin këtë veprim, por kishte edhe të atillë që e kundërshtuan shumë. Me një gjuhë paksa më të ashpër i është përgjigjur ish-futbollisti i njohur Genc Sermaxhaj i cili ka thënë se veprimet të tilla duhet gjykuar, madje lojtarët e tillë nuk duhet të ftohen më.

“Gjithnjë ka pakënaqësi në lojën e futbollit nga futbollistët, por në veçanti nga ata që pak luajnë ose hiq nuk luajnë. Rasti i fundit që ndodhi në përfaqësuesen e Kosovës është jo profesionale nga futbollisti Paqarada”, ka thënë ndër të tjera Sermaxhaj.

Postimi i plotë i Sermaxhajt në Facebook:

Gjithnjë ka pakënaqësi në lojën e futbollit nga futbollistët, por në veçanti nga ata që pak luajnë ose hiq nuk luajnë

Të tilla raste pakënaqësie u shfaqën edhe me gjestin e pahijshëm të B. Berishës duke sinjalizuar me gjeste pas shënimit të golit se duhet të luaj startues ose pak minuta nga loja.

Ai që vendos se kush duhet të luaj ose nuk duhet të luaj është trajneri, i cili për çdo rezultat ose objektiv të parealizuar jep përgjegjësi. Prandaj përse duhet të shqetësohen futbollistët.

Të dashur futbollistë profesionistë, duroni pak. Nëse ju ka bërë e pa drejt sipas jush dhe trajneri humb ndeshje e objektiva, vjen tjetri që ju vlerëson, por nëse trajneri nuk ju fut në lojë, ka rezultate dhe është pranë objektivave, ai e ka me të drejtë që nuk ju fut në lojë. /Demokracia.com

https://www.facebook.com/genc.sermaxhaj/posts/4223893334288497

Të ngjashme