Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq e ka pritur pozitivisht pjesëmarrjen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri në kurorëzimin e Patriarkut të Kishës Ortodokse serbe në Patriarkanën e Pejës.
Ajo ka thënë se ky veprim është një gjest i rrallë dhe i guximshëm, që i ndihmon tejkalimit të ndarjeve etnike.
Trajkoviq ka thënë se veprime të tilla është mirë të bëhen të zakonshme.
“Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës, ka ndjekur sot ceremoninë e kurorëzimi të Patriarkut Pofirije. Një gjest i rralë dhe i guximshëm për të tejkaluar ndarjet etnike. Veprime të tilla duhet të jenë normale dhe jo raste të pazakonta”, ka shkruar ajo në Twitter.
Gazmend Muhaxheri, the mayor of Peć, attended the enthronement ceremony of Patriarch Porfirije earlier today. A rare and brave gesture to overcome ethnic divisions.
Such gestures must become commonplace rather than exceptions. pic.twitter.com/uoHFpuwxz6
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) October 14, 2022
Pjesëmarrja e Muhaxherit në këtë ceremoni religjioze ortodokse, ka shkaktuar një efekt habie te serbët dhe mediat serbe.
E përditshmja serbe blic.rs ka publikuar një artikull lidhur me ngjarjen, me titull “Një mysafir tërheq vëmendjen e të gjithëve: ai u ul pranë patriarkut, por nuk ishte peshkop e as serb”.
Në artikull thuhet se i ftuari, kryetari Muhaxheri, mori duartrokitjet e peshkopëve dhe besimtarëve ortodoksë.
LEXO EDHE: