Lajmi se ish-lojtari i Interit, Fredy Guarin ka ushtruar dhunë mbi prindërit e tij ka bërë bujë të madhe në medie.
Për rastin në fjalë është dashur edhe intervenimi i policisë që e arrestoi Guarinin pas kësaj ngjarje, përcjell Demokracia.com.
Guarin pas kësaj ndodhie ka vendosur të reagojë publikisht në lidhje me veprimin e tij.
Ai ka shkruar se po përballet me një betejë të cilën është optimist se do të dal fitimtar.
“Sot përballem me një betejë të vështirë në jetën time, por jam i sigurt që me ndihmën e Zotit dhe të gjithë atyre që më njohin do të dalim fitimtarë. Vlerësoj thellësisht nga zemra të gjitha mesazhet mbështetëse që kam marrë nga ju, më bëjnë për të shpresuar që do të përmirësohet gjithçka ditë pas dite. Do të vazhdoj të punoj ndershmërisht”, deklaroi Guarin.
Fredy Guarin ishte lojtari i Interit nga viti 2012 kur u transferua nga Porto, deri në vitin 2016 kur u transferua në Kinë. /Demokracia.com