Skuadra e futbollit të Gjibraltarit do t’i zhvillojë ndeshjet e kualifikuese për Kampionatin Evropian në Portugali. Kjo u konfirmua zyrtarisht nga Federata e Futbollit të atij vendi.
Ky vendim u mor pasi autorizimi i posaçëm i UEFA-s që lejonte Gjibraltarin të luante në stadiumin e vjetruar Victoria, skadoi. Puna e rinovimit të atij stadiumi është planifikuar për mesin e vitit 2023, ndaj kjo Kombëtare duhet të gjejë një stadium të ri.
Më pas UEFA u tregua disi zemërgjerë, edhe pse stadiumi nuk plotësonte shumë kushte. Ky përjashtim është dhënë me kusht që punimet në stadium të nisin në sezonin 2020/21, por për shkak të koronavirusit, planet u prishën.
UEFA e zgjati afatin, por as ai nuk u respektua. Për këtë arsye ndeshjet e Gjibraltarit që duhej të luheshin në shtëpi, do të zhvillohen në Portugali. /Demokracia.com