Lajme
Pallaska: Reagimi kundër deklaratave të Kastratit i duhur, por reaguan ata që i nxisin vet sharjet dhe ofendimet
Demokracia
12:24 | 05 Prill 2021

Share:

Avokati Dastid Pallaska ka thënë se reagimi publik kundrejt deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati ishte i duhur, mirëpo sipas tij të zëshmit në këtë reagim ishin ata që vet nxisin sharjet dhe ofendimet.

Pallaska në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se problemi që ka me reagimin është se më të zëshmit në këtë reagim ishin ata që vet nxisin, arsyetojnë dhe trimërojnë tufa të njerëzve të paedukatë që, sipas tij, çdo ditë në rrjetet sociale ofendojnë e shajnë në mënyrën më vullgare kritikuesit e tyre politikë, përcjell Demokracia.com.

“Reagimi publik ndaj deklaratave seksiste dhe denigruese të një deputeti të PDK-së pas zgjedhjes së djeshme të Presidentes së Kosovës është me vend dhe i duhur. Këtë gjuhë ofenduese dhe denigruese e konsideroj të papranueshme dhe e kam dënuar si kur është përdorur ndaj të tjerëve ashtu edhe ndaj meje personalisht. Problemi që kam me reagimin është se më të zëshmit në këtë reagim janë ata/o që vet nxisin, arsyetojnë dhe trimërojnë tufa të njerëzve të paedukatë që çdo ditë në rrjetet sociale ofendojnë e shajnë në mënyrën më vullgare kritikuesit e tyre politikë”, ka shkruar mes tjerash Pallaska.

Postimi i plotë i Pallaskës, pa ndërhyrje:

Reagimi publik ndaj deklaratave seksiste dhe denigruese të një deputeti të PDK-së pas zgjedhjes së djeshme të Presidentes së Kosovës është me vend dhe i duhur.

Këtë gjuhë ofenduese dhe denigruese e konsideroj të papranueshme dhe e kam dënuar si kur është përdorur ndaj të tjerëve ashtu edhe ndaj meje personalisht.

Problemi që kam me reagimin është se më të zëshmit në këtë reagim janë ata/o që vet nxisin, arsyetojnë dhe trimërojnë tufa të njerëzve të paedukatë që çdo ditë në rrjetet sociale ofendojnë e shajnë në mënyrën më vullgare kritikuesit e tyre politikë.

Për këtë arsye, reagimi kundër rastit të djeshëm nga politikanët që kanë përfituar nga kjo gjuhë e urrejtjes është i pasinqertë dhe duhet të dënohet si hipokrizi.

Nëse këta përfaqësues dhe profiterë të politikës së rrugaçërisë dëshirojnë të japin kontribut në lidhje me këtë problem shoqëror, këtë mund ta bëjnë duke hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga ofendimi dhe denigrimi i kundërshtarëve politikë si instrument i politikëbërjes./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/dastid.pallaska/posts/10158525814368375

Të ngjashme