Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka mbajtur konferencë e dytë për medie, gjatë këtyre dy javëve.
Ai në këtë konferencë foli për Raportin për Kosovën për vitin 2022, vizat, qasja Vuçiq – Rama për Kosovën dhe për shëndetin publik. Abazi duke mbajtur “ders” publik, tha se Rama është pjesë e një rrjeti politik kriminal në Ballkan, duke shtuar se fjalimi i tij në KE, edhe qëndrimi i tij për Ballkanin e Hapur e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë rëndë interesin e vendit tonë.
“Qasjen e rrezikshme nga Rama dhe Presidenti Vuçiq janë tri arsye, e para Rama nuk e njeh se kush është Vuçiqi, më shumë besoj që Rama është pjesë e një rrjeti politik të Ballkani qe mbahet gjallë nga ekonomia e luftës dhe ky rrjet ekonomik politik, e kriminal vazhdoj, janë në kundërshtim të një Ballkani të barabartë, sepse Kosova ka thyer barrierat”, tha ai, raporton Ekonomia Online.
Siç duket Abazi nuk e ka harruar rastin kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk e pati njohur atë, në kohën kur ishte zëvendëskryeministër i Kosovës.
Rama pati thënë se është i ulët reagimi i një zëvendëskryeministri në Kosovë për rrëzimin e teatrit atje, ndonëse shton se nuk e njeh Haki Abazin.
Reagime të tilla, Rama i pati quajtur banale si dhe në nivel shumë të ulët.
“Kush është Haki Abazi. Do të thotë edhe ky paska reaguar, qenka edhe zëvendëskryeministër në Kosovë.”, ka thënë ai.