Lajme
Solidaritet evropian, Franca furnizon për herë të parë me gaz Gjermaninë
Demokracia
19:58 | 13 Tetor 2022

Share:

Franca ka nisur të furnizojë me gaz Gjermaninë, në një akt solidaritet evropian, në një kohë kur presioni për të përballur dimrin me energji është duke u rritur nga dita në ditë.

Gazi u dërgua drejt Gjermanisë përmes një linje transmetimit, si pjesë e një marrëveshje mes dy vendeve për të plotësuar mungesat që solli ndërprerja e furnizimit me gaz nga Rusia.

Edhe pse sasia e dërguar nuk është më shumë se 2% e nevojave ditore, ky gjest vlerësohet nga Berlini i cili prej kohësh tashmë ka nisur betejën për diversifikimin e energjisë.

Kohët e fundit, Rusia është vënë nën akuzë nga shumë vende europiane se është duke e përdorur çështjen e furnizimit me gaz si një armë kundër Perëndimit.

Muajin e fundit, Gjermania dhe Franca arritën një marrëveshje sipas të cilës Berlini do të dërgonte energji shtesë drejt Parisit, në këmbim të gazit.

Të ngjashme