Sport
Barça luan me Valladolidin për t’i dhënë goditjen e madhe Atleticos
Demokracia
10:34 | 05 Prill 2021

Share:

Humbja e Atletico Madridit nga Sevilla në ndeshje e zhvilluar të dielën i ka dhënë një motiv shtesë Barcelonës për të regjistruar një fitore kundër Valladolidit për ta bërë kështu luftën për titull në La Liga më të hapur se asnjëherë më parë në këtë edicion.

Skuadra e Diego Simeones ruan edhe më tutje vendin e parë me 66 pikë, por një fitore eventuale e Barçës do ta ngushtonte diferencën në vetëm një pikë, përcjell kp.

Ndeshja zhvillohet në “Cam Nou” më fillim nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Barcelona: (3-4-3): ter Stegen; Mingueza, Araujo, Lenglet; Dest, Busquets, Pedri, Alba; Dembele, Messi, Griezmann

Valladolid: (3-4-1-2): Masip; Sanchez, Gonzalez, El Yamiq; Janko, Alcaraz, Mesa, Olaza; Plano; Weissman, Guardiola./Demokracia.com/

Të ngjashme