Lajme
Haradinaj kujton të rënët në Rezallë të Skenderajt e Llovcë të Gjilanit
Demokracia
09:36 | 05 Prill 2021

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 22 vjetorin e masakrës së Rezallës dhe Llovcit.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se 22 vite më pas, kujtojnë jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit, përcjell Demokracia.com.

“Jemi krenarë për të kaluarën, falënderues për kontributin e secilit, respektues për gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve.  22 vite më pas, kujtojmë jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit.  Jemi ende në kërkim të të pagjeturve, që janë plagë e hapur e shoqërisë. Ata i japin më shumë zë, thirrjes sonë për drejtësi”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës!

Jemi krenarë për të kaluarën, falënderues për kontributin e secilit, respektues për gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve.

Njëzetedy vite më pas, kujtojmë jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit.

Jemi ende në kërkim të të pagjeturve, që janë plagë e hapur e shoqërisë. Ata i japin më shumë zë, thirrjës sonë për drejtësi.

Përulem para sakrificës, përjetësisht!/Demokracia.com/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2573791759411889

Të ngjashme