Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka publikuar çmimet e derivateve të naftës dhe gazit.
MINT ka bërë të ditur se një litër naftë do të kushtojë 1.78 euro, kurse një litër benzinë sot në vendin tonë do të kushtojë 1.40 euro, shkruan Demokracia.com.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se një litër gaz sot do të kushtojë 0.75 euro.
Sipas MINT-it këto çmime vlejnë deri nesër në ora 10:00.
Sipas këtyre çmimeve, nafta është shtrenjtuar për 2 centë nga dita e djeshme, kurse benzina dhe gazi nuk kanë pësuar ndryshime në çmim. /Demokracia.com/