Sport
Mbyllen 45 minutat e para në “Camp Nou”, Barcelona në avantazh kundër Interit
Demokracia
21:49 | 12 Tetor 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Interit.

Skuadra e Xavi Hernandez është në epërsi 1:0 kundër zikaltërve në stadiumin “Camp Nou”, shkruan Demokracia.com.

Ousmane Dembele është autor i golit të vetëm që vulosi epilogun e fraksionit të parë të lojës. Dembele realizoi në minutën e 40-të nga afërsia.

“Blaugrana” ishin dominues thuajse në të gjitha aspektet kundër Interit, bazuar në statistikat e pjesës së parë.

Ballafaqimi në “Camp Nou” është në kuadër të Grupit C./Demokracia.com/

Të ngjashme