Gara për titullin e kampionit në Spanjës është ndezur maksimalisht.
Atletico u mposht sonte nga Sevilla me rezultat 1:0, për t’ia mundësuar Barcelonës dhe Real Madridit të afrohen shumë në tabelë, shkruan Demokracia.com.
Atletico i prinë renditjes por tash është vetëm tri pikë larg vendit të dytë që e mabnë Real Madridi.
Sa i përket ndeshjes duhet të cekët që në minutën e 8-të, gardiani i Atletico Madridit, Jan Oblak priti penalltinë e Lucas Ocampos.
Sevilla me këtë fitore grumbullon 58 pikë në pozitën e katërt.
Atletico Madrid si lider i ligës me 66 pikë, i rrezikohet lidershpi, pasi që Real Madrid tre pikë dhe Barcelona katër pikë e me një ndeshje më pak janë menjëherë prapa tyre. /Demokracia.com