Lajme
Kryediplomati austriak me fjalë të forta ndaj BE-së, kërkon liberalizim për Kosovën
Demokracia
15:20 | 12 Tetor 2022

Share:

Komisioni Evropian sot ka dalë me raport përmes të cilit ka rekomanduar dhënien e statusit të vendit kandidat për integrim në Bashkimin Evropian për Bosnje e Hercegovinën.

Ndaj kësaj ka reaguar kreu i diplomacisë austriake, Alexander Schanellberg, duke thënë se është një lëvizje strategjike dhe një vendim që është dashur të merret më herët.

Gjithashtu Schallenberg ka thënë se është koha e fundit që të lëvizet përpara dhe përfundimisht t’i liberalizohen vizat edhe Kosovës.

“Duhen vepra më shumë se fjalë”, ka shkruar Schalleberg.

 

 

 

 

Të ngjashme